Nëse sot e 1000 vjet zbulohet se kam bërë një gabim apo kam shtuar një fjalë tepër për këtë njeri të madh, zoti të më dënoftë. Krejt rastësisht nëpërmjet një mikut tim: Qamil, nga Tetova, jam takuar me Pronarin e Poliklinikës Galaxy në Prishtinë. E kemi pirë ka në kafe. Ja kam dhuruar librin e Hilmi Rakovicës: Poeti me flamur në zemër. Ka qenë dikur ka 9 qershor 2010. Pronari, dhe i çmuari Abdirahim Idrizi, me zor mi ka dhënë 10 euro, jo për libër, por për një kafe. Pas pak ditësh mi ka dhuruar katër libra të tij. Pas një leximi nuk di as vet çka më shtyni të shkruaj një libër të vogël: SHPIRTI QË BËN DRITË, në kllapa ( katër vepra në katër pamje). Kurrë në jetë nuk kam shkruar vepër më lehtë dhe me më shumë frymëzim. She kurrë nuk ke di pse?
Abdirahimi Idrizi, as në ëndërr nuk e ka ditur se kam shkruar libër ku personazh kryesor është ai dhe Poliklinika GALAXSIA. Dhe kur përfundova, e thirra në telefon, dhe kërkova një kontakt. Ia dorëzova LIBRIN, ai nuk e dinte për çfarë vepre është fjala.
Kur e pa, ndërroj imazhin e fytyrës. Dhe në 14 rrudhat e ballit ia lexova një ngjyrë të shpirtit. Mbet pa fjalë. Dhe më thirri në telefon: tha më ke lënë pa gjumë. E kuptova libri e kishte befasuar. E ndjeva veten tepër të lumtur. Ende nuk besoj vetes që unë e kam shkruar librin. Por dikush më ka diktuar gjatë ëndrrave.
Shënimi 1: Kulmi i lumturisë për mua do të mbetet deri në ikjen e shpirtit nga kafazi që i thotë TRUP, kur Abdirahim më tha: prej sot e deri në fund të jetës do të jesh Anëtarë Nderi i Poliklinikës Galaxy. Shpirti më ka dukë si në ëndërr i ka marrë aromë një kopshti mbi diell dhe retë e bardha. Një tablo në këtë mënyrë nuk ndodhë as nëpër romane më fantastike. As në asnjë skenar të shkruar me dorë.
Shënimi 2: Nuk është në pyetje për mua çështja materiale. Por është një fenomen i papërsëritshëm për mua për Programin Metafizik.
Shënimi 3 : për mua si shkrimtarë prej këtij momenti, ekzistojnë dy Poliklinika Galaxy : Njëra në lagjen Dardania, dhe tjetra përbrenda frymëmarrjes time.
Vetëm Zoti i madh krijon këso Mrekullira. Në pyetjen është padukshmja dhe e fshehura që nuk e parashikon truri, as mendja.
2 korrik 2010 Gani Xhafolli (044-185-223
NANA JOTE KA KATUAR BUKË EDHE DIELLIT
Ti je një lis i gjakut, të atdheut me gjethe përbrenda ILIRIDËS
Shpirti yt me degë dhe pemë Tetove, është trungu të ILIRISË, nëna jote Mejerme e ka gatuar bukë edhe diellit edhe lirisë, kur robëria na i pinte edhe ujin edhe ajrin
Të ka përkund kur koha dhe të reshurat kishin temperaturë kur edhe-edhe bora dhe bryma kishin dhimbje nëpër balada, kur edhe Tetova kërkonte ilaçe nëpër stinët e gjatë ishin nata dhe dita nën këmbë të stuhive.
Nën çizmet ngjyrë korbi nën gjemba edhe pranvera ishte e lidhur me tela në Poliklinikën Galaxy dielli i merr rrezet përdore dhe hyn prej dhome në dhomë i hap dritaret me ngjyra dhe ilaçe i pikturon të gjitha lulet dhe të gjitha motrat me mantila të bardhë, oksigjen i jep edhe shkallëve hidrogjen u jep duarve që shërojnë.
Abdirahim IDRIZI shumë pak fle sepse nuk i duhet gjumi as lodhja
Një lule të bardh e ka muzikë të gjakut, e ka melodi të fjalës, e ka metaforë zemre, e ka metafizikë dashurie.
Nga njëherë dita i duket një orë nganjëherë njëqind vjet kur hijen e shpirtit e ka larg i mërziten gishtat dhe duart nganjëherë i mërziten edhe pullat e këmishës.
Nganjëherë nata i duket e gjatë kur ëndrrat zgjojnë para diellit, nganjëherë edhe Tetova e harron për diçka që e lexon vetëm zemra që e komenton vetëm shpirti i madh sa krejt oqeanet.
Librin e shenjtë KUR’ANIN e ka në çdo qelizë dhe shkronjat e Profetit Muhamedit a,s, i ka dashuri.
Poliklinika Galaxy jeton me frymën e ZOTIT dhe aromën e një trëndafilte të bardh pranverën e krijon edhe kur bie borë dhe kurë shkruan për zemër Kosova është ajri me muzikë i frymëmarrjes