Drejtori Mjeksore

Dr. FATIME SHKODRA-Specialiste e Mjekësisë Familjare

Lindur me 19.09.1959 në Prishtinë. Shkollën fillore dhe gjimnazin “Ivollo Llolla Ribër” e përfundoi ne Prishtinë –vitet 1965/1974 1974/1978 drejtimin shkencor.
Fakultetin e Mjekësisë e përfundoi ne Prishtinë ku diplomoi me 1988 dhe u punësua si mësimdhënëse ne shkollën e mesme të mjekësisë “9 Maji” në Prishtinë. Profesoreshë e lëndëve mjekësore : Anatomi, Higjenë, Interno, Pediatri, Patologji punoi në arsim deri në vitin 1996.

Gjatë vitit 1988 krahas mësimdhënies vazhdoi edhe punën si doktor i përgjithshëm për aftësim profesionale në klinikat e spitalit dhe pastaj ne QKMF në Prishtinë .Në vitet 1992-1996 punoi si doktorreshë ne ambulanten “Nënë Tereza”. Në vitin 1996 u punësua në Qendrën Mjekësore në Shtime, pastaj gjatë viteve 1998/99 në Qendrën Mjekësorë në Fushë Kosovë .

Në vitin 1999 u punësua në QKMF N:5 në Prishtinë. Pastaj vazhdoi specializimin e Mjekësisë Familjare dhe trajtimet për mësimdhënie të stafit mjekësore. Në vitin 2001 punoi në zhvillimin e vazhdueshëm profesional si trajnerë e mjekëve të QKMF në Prishtinë.
Nga viti 2001 u punësua në “Poliklinikën Galaxy” në Prishtinë. Në vitin 2005 u emërua drejtor mjekësor i kësaj Poliklinike. ⦁ Në vitin 2010 e Dekoruar me titullin Ambasadore e Paqes Globale

⦁ Poliklinika Galaxy:
      ⦁ Mirënjohje e vitit 2005
      ⦁ Dekorata e vitit 2010
      ⦁ Mirënjohje e vitit 2015

Trajnime profesionale në Londër gjegjësisht në QMF dhe institucionet shëndetësorë në Notingem. Ka mare pjesë në shkollën profesionale për Osteoporozë në Republikën e Maqedonisë të Veriut/Mavrovë. Po ashtu për Osteoporozë ka marrë pjesë në konferencën Botërore të mbajtur në Venecia të Spanjës.Trajnimet Profesionale dhe Certifikata të Mjekësisë Familjare.

⦁ Trajnime të ndryshme:
Gjinekologjisë, Kirurgjisë, Urologjisë, ORL, Pomologjisë, Pediatrisë, Kardiologjisë, Psikiatrisë e Reumatologjisë.

Gjatë tërë viteve ka mbajtur trajnime, seminare,konferenca si kombëtare po ashtu edhe ndërkombëtare. Recesente e doracakut për Mjekësi urgjente.
Në vitin 2011 është emërua ambasadore e Federatës së Paqes Universale Globale.Ka përfunduar trajnimet për ECHO të abdomenit në Qendrën Klinike Universitare në Prishtinë me programin e (KOMC-s).

Përvojë : pune 33 vite.

Mob: +383/045-520-374

Smffatime@hotmail.com

Galeria Personale