EMDR (Eye Movement Desensitization and Reprocessing) është një trajtim psikoterapie i zbuluar në 1989 nga psikologu amerikan Francine Shapiro. Fillimisht është përdorur për të qetësuar streset e krijuara nga kujtimet traumatike dhe është testuar nga shumë studime klinikë që përfshinin psikoterapistë, studiues të shëndetit mendor dhe neurophysiologist
Në ditët e sotme është konsideruar si një trajtim i bazuar në fakte të përzgjedhura për PTSD (Çrregullim i stresit post traumatik), i vlerësuar nga më shumë kërkime dhe publikime se cdo terapi tjetër në fushën e traumës. Është aprovuar nga Shoqata Psikologjike Amerikane (1998-2002), Shoqata Psikiatrike Amerikane (2004), Shoqëria Internacionale për studimet ne Stresin Traumatik (2010), nga Organizata Botërore e Shëndetit në 2013, etj. Aspektet që ndikojnë në suksesin e EMDR janë shpejtësia e ndërhyrjes, efektiviteti dhe mundësia për t’u aplikuar tek personat në të gjitha moshat, përfshirë dhe fëmijët.
EMDR dhe Bullizmi në rrjetet sociale
Viktimat e bullizmit në rrjetet sociale kalojnë një eksperincë shumë traumatike. Kur viktimat janë adoleshentë, impakti mund të jetë shumë i rëndë. Në moshën e adoleshencës, është shumë I rëndësishëm zhvillimi i sensit të vetvetes përballë shoqërisë dhe raportet mediatike tregojnë një rritje në vetëvrasjeve lidhur me impaktin që popullariteti në rrjetë sociale ka.
Perkufizim
Teknologji të reja kane hyrë ne jetën tonë, duke na mundësuar një komunikim më të shpejtë me shoqërinë dhe familjen me anë të shumë aplikacioneve. Pavarësisht kësaj, këto teknologji të reja përbëjnë rrezik. Bullizmi në rrjetet sociale vë në pah shumë rreziqe të kësaj bote të re të teknologjisë, duke prekur në masivisht të rriturit, adoleshentët dhe fëmijët. Ky lloj bullizmi ndryshon nga bullizmi tradicional pasi individët mund të fshihen pas “anonimitetit” për t’u rënë në qafë dhe abuzuar viktimat e tyre. Për shkak se këto komente dhe veprime anonime nuk janë të lidhur drejtpërdrejt me njerëzit që e kryejnë bullizmin, ata janë të lirë të bëjnë si dëshirojnë pa patur pasoja. Një element tjetër I rëndësishëm është edhe fakti që bullit(bullies) nuk e kanë përballë viktimën e tyre dhe nuk i vënë re pasojat që veprimet e tyre kanë mbi ta. Një faktor tjetër i dallueshëm janë efektet e shumëfishta mbi këto veprime: kur bullizmi ndodh ballë për ballë, viktima ka kohë të reagoje, ndërkohë që në bullizmin në rrjetet sociale nuk ka limite apo kufinj kohor, kështu që bulli ka më shumë dëshmitarë që mund të influencojnë në shpërndarjen e një pas njëshme të incidentit, me një potencial për të arrirë një audience nga e gjithë bota në një kohë të shkurtër.
Seksting
Termi seksting vjen nga fjala “seks” dhe “tekst”. Seksting është ndarja e një përmbajtje seksualisht të detajuar (video, foto, mesazhe) të një personi. Imazhet apo videot e postuara në internet dhe shpërndarja e tyre ndodh brenda disa sekondave. Kjo mund të ndikojë në reputacionin e një individi për shumë vite.
Gjithashtu, nëse në telefonin e një të mituri ka imazhe me notacion seksual të një personi nën 18 vjec, atëherë, prindërit janë fajtorë për zotërimin, prodhimin/shpërndarjen e pornografisë së fëmijëve.
Llojet e bullizmit në rrjetet sociale
Luftë paralajmërimesh
Lufte paralajmërimesh ndodh duke përfituar nga mundësite e krijuara nga rrjetet sociale, duke raportuar kush poston komente të papërshtatshme në faqet e tyre. Me një numër të caktuar të raporteve të rreme, faqja e viktimes mbyllet.
Shpifje
Keto veprime kane qellim te demtojne reputacionin e personit. Si per shembull, postimi I nje fotoje te edituar ne Facebook vetem per t’u tallur me ta.
Tallje kot?? (Shitstorm)
Vërtet një “Tallje plehrash”. Kjo lloje sjellje kryhet nga bulli për të lënduar viktimën.
Loje Maskash
Bulli krijon një identitet të rremë për të ngacmuar dikë anonimisht. Përvec kësaj, ai mund të sillet si dikush tjeter dhe t’i dërgojë viktimës mesazhe keqdashëse.
Flakërime ( ngacmime verbale online)
Zënka në media sociale duke përdorur gjuhë vulgare dhe violente.
Ngacmime të tepërta
Dërgimi i vazhdueshëm i mesazheve poshtëruese. Flakërimi ngjan si nje zënkë por, ngacmimet e tepërta ngjajnë më shumë si keqtrajtim. Kjo ndryshon me zënkat nga këmbëngulja dhe ushtrimi i presionit apo fuqisë.
Përndjekja në rrjetet sociale
Kërcënim i përsëritur me qëllim për të frikësuar viktimën. Zakonisht evoluon në sulme fizike.
“Goditje” ne rrjetet sociale
Sulme apo keqtrajtim i viktimës në jeten reale, ndërkohë që spektatorët e rregjistrojnë ndodhinë në celularët e tyre. Imazhet postohen më vonë në mediat sociale dhe komentohen apo vlerësohen nga kushdo.
Dinakëri
Bulli mund të kërkojë me dinakeri, që “shoku/shoqja” e tij të ndajë sekretet personale apo informacione të turpshme online. Më vonë ai do të ndajë këtë lajm me persona të tjerë ose t’i kërcënojë viktimën me informacionin, në qoftë se ai nuk vepron sipas dëshirave (ndonjëherë edhe seksualisht) të bullit.
Kjo është një formën e bullizmit në media sociale ku bulli e “ruan” një sekret personal të një moshatari (mesazh, bisedë online etj), apo foto intime konfidenciale, për t’i publikuar ato në internet më vonë. Përjashtim i dikujt nga një grup apo bisedë online ose një lojë interaktive.